Shefi i NATO-s: Na duhet vendim i shpejtë për Finlandën dhe Suedinë

Vendim i shpejtë për Finlandën dhe Suedinë – Shefi i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ka besim se anëtarët e saj do të marrin një vendim të shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancë.

Nga ana tjetër, Turqia kërcënoi se do të vërë veton ndaj aplikimeve të tyre, duke akuzuar dy vendet nordike se strehojnë militantë kurdë që ajo i konsideron si terroristë.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Duke folur në Danimarkë, Stoltenberg thotë se aleanca është në kontakt të ngushtë me Finlandën, Suedinë dhe Turqinë dhe po trajton shqetësimet e kësaj të fundit.

Ai thotë se nuk është e pazakontë të ketë dallime mendimesh në NATO dhe aleanca ka përvojë në gjetjen e zgjidhjeve.

Shefi i NATO-s tha gjithashtu se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën, duke vazhduar të thotë se Rusia nuk ka mundur të marrë Kievin, është detyruar të largohet nga Kharkiv dhe zonat përreth dhe se ofensiva në Donbas ka ngecur.

“Ne nuk besojmë se Rusia ka hequr dorë nga qëllimet e saj strategjike… kështu që ne duhet të përgatitemi për një afat të gjatë,” shton ai.

Përndryshe, në rast se Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, ato do ta çonin numrin e anëtarëve në 32, nga 30 sa ka tani.