SHBA paralajmëron Putinin kundër sulmit me armë kimike

Në fillim të kësaj jave, Rusia bëri pretendimin se armët biologjike po zhvilloheshin në laboratorë në Ukrainë me mbështetjen e SHBA-së.

Kjo është hedhur poshtë nga Ukraina dhe SHBA si diçka jo e vërtetë, dhe si një pretendim që synon të justifikojë përdorimin e mundshëm të Rusisë të një arme kimike kundër qyteteve në Ukrainë, shkruan BBC.

Tani një këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të paguante një “çmim të rëndë” nëse do të kryente një sulm me armë kimike.

Jake Sullivan tha se SHBA dhe aleatët po konsultoheshin nga afër për kërcënimin në rritje.

Ai shtoi se çdo sulm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga aleanca.