SHBA nis koalicionin ndërkombëtar kundër rebelëve Houthi

Një sulm tjetër nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen, i regjistruar midis brigjeve të Xhibutit dhe ngushticës Bab al Mandab, midis Detit të Kuq dhe Oqeanit Indian, duket se “e ka derdhur kupën” për amerikanët. Edhe pse nga Teherani kanë mohuar bashkëpunimin duke bërë të ditur se Houthi-t po veprojnë “të pavarur”, Shtetet e Bashkuara njoftuan sot krijimin e një koalicioni prej 10 kombesh si kundërpërgjigje për sulmet mbi anijet në Detin e Kuq. “Vendet që kërkojnë të mbështesin parimin themelor të lirisë së lundrimit duhet të bashkohen për të përballuar sfidën e paraqitur nga ky aktor jo-shtetëror”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Të pranishëm në koalicion janë Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Bahreini, të cilat do t’i bashkohen iniciativës shumëkombëshe të sigurisë. Lëvizja e Uashingtonit tregon se Bab el Mandeb, që në arabisht do të thotë “Porta e Lotëve” (ose e vajtimit) ka gjasa të shndërrohet në lojën e re të Madhe ku të gjithë rrezikojnë të humbasin. Ngushtica dominon hyrjen jugore të Detit të Kuq dhe përdoret nga lëvizja jemenase Houthi për të kërcënuar trafikun detar që shkon në Izrael ose lidhet me shtetin hebre dhe jo vetëm kaq. Ne nuk do të ndalemi për aq kohë sa Tel Avivi udhëheq ofensivën në Gaza, të cilët lançuan sulme mbi disa anije, duke përfshirë tankerin norvegjez, “Swan Atlantic”.