SHBA-ja po dokumenton nëse Rusia po synon gazetarët në Ukrainë

Të paktën tre gazetarë janë vrarë duke mbuluar luftën në Ukrainë gjatë ditëve të fundit.

Për këtë Sekretari amerikan Antony Blinken ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shikon nëse Rusia po synon qëllimisht gazetarët në Ukrainë, shkruan CNN.

“Ne po shikojmë shumë mirë në shënjestrimin që forcat ruse po bëjnë, duke përfshirë nëse ato synojnë qëllimisht civilë, gazetarë apo dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Kjo është diçka që ne po e shikojmë me kujdes, po e dokumentojmë. Synimi i qëllimshëm i civilëve, gazetarëve dhe të tjerëve do të përbënte një krim lufte”.

Ndërkaq, ai tha se bota “po sheh gazetarë në përplasje, njerëz që bëjnë punën e tyre për të sjellë të vërtetën në botë”.

“Ne kemi parë një ekipin e  Fox që ka pasur dy anëtarë të saj të vrarë, një të plagosur – dikë që e njoh shumë mirë,” tha Blinken.

“Unë shpresoj shumë dhe lutem që ai të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Por ndërkohë dy kolegë të tij kanë humbur jetën. Dhe një tjetër regjisor shumë i shquar humbi jetën vetëm një ditë tjetër”, tha Blinken.

Një gazetar i Fox News, ditë më parë u plagos teksa raportonte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.