SHBA-Izraelit: Mos sulmoni spitalet e Gazës, nuk duam viktima të pafajshme

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, tha se administrata Biden ndau shqetësimet me Izraelin për viktima të mundshme civile në një operacion për të pushtuar Al-Shifa të qytetit të Gazës, ku shteti hebre beson se Hamasi ka një qendër kryesore komanduese. “Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përleshje me zjarr në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, bien pre e zjarrit. Ne kemi pasur konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për këtë,” tha Sullivan për “Face the Nation” nga CBS News. Sullivan pranoi se IDF thotë se dëshiron të garantojë sigurinë e pacientëve “ndërsa trajton faktin se Hamasi operon në një mënyrë që është jashtë kufijve të çdo koncepti civil duke përdorur një spital dhe mburoja njerëzore”. “Përfundimi është se ne nuk duam të shohim të shtëna në spitale,” shtoi ai.