SHBA dhe BE dënojnë sulmet ndaj gazetarëve

KFOR soldiers, front, and Kosovo police officers guard a municipal building after yesterday's clashes between ethnic Serbs and troops from the NATO-led KFOR peacekeeping force, in the town of Zvecan, northern Kosovo, Tuesday, May 30, 2023. The violence was the latest incident as tensions soared over the past week, with Serbia putting the country's military on high alert and sending more troops to the border with Kosovo, which declared independence from Belgrade in 2008. (AP Photo/Dejan Simicevic)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Zyra e BE-së në vendinë tonë, kanë dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

ShBA ka bërë thirrje që medieve t’u lejohet të punojnë pa dhunë dhe pa i frikësuar.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim” thuhet në reagim.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Szunyog ka kërkuar që gazetarëve t’u lejohet të punojnë në mjedis të sigurt.

 “I dënoj fuqishëm sulmet ndaj ekipeve të RTK dhe Tëvë1. Akte të tilla të tmerrshme dhune janë të papranueshme. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në një mjedis të sigurt. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë!” ka thënë ambasadori Szunyog.