Serbia zyrtarisht do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të bëjë kërkesë ndaj KFOR-it që të sjellë ushtrinë e saj në veri të Kosovës.

Sipas tyre, kjo kërkesë bazohet në Rezolutën 1244 të Kombeve ta Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat serbe.

Ky vendim është marrë në seancën e sotme të Qeverisë Serbe në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti, Aleksandër Vuçiq.

“Është marrë vendim që tani në formë elektronike dhe nesër në mëngjes personalisht t’i dorëzojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it që një numër i caktuar, në qindra, deri në një mijë, të forcave tona të kthehen në Kosovë”, tha Vuçiq.

Vuçiq po merr pjesë në këtë seancë me ftesën e kryeministres, Ana Bërnabiq.

Krahas kësaj, sot është dita e gjashtë e barrikadave në veri të Kosovës.

Barrikadat u vendosen pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq sit ë akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri.