Serbia, kërkesë KFOR-it për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë

Qeveria e Serbisë, sipas paralajmërimeve, pritet që në seancën e sotme të vendosë për dërgimin e kërkesës në KFOR për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë.

Këtë e ka paralajmëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të tij në fillim të kësaj jave. Atë ditë, ai tha se të enjten, Serbia edhe zyrtarisht do ta paraqesë kërkesën zyrtare në KFOR për rikthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë sipas Rezolutës 1244, të cilën përfaqësuesit serbë e lajmëruan pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Siç raporton Novosti, megjithatë, edhe pse tha se do ta bëjnë këtë kërkesë në KFOR, Vuçiqi u shpreh skeptik se kjo kërkesë do të pranohej.

Ditët e fundit, shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock dhe i dërguari i presidentit amerikan, Gabriel Escobar, janë shprehur hapur kundër kësaj ideje nga Serbia, e cila shkel drejtpërdrejt normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara.