Serbët në Rudarë dhe Zveçan vendosin tenda

Pas vendosjes së barrikadave në rrugët që dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, serbët lokalë në veri kanë vazhduar me vendosjen e tendave.

Siç mësohet nga fotografitë e dërguara, shihen tendat e vendosura nga komuniteti serb në Rudarë dhe Zveçan .

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar, ku vetëm pak orë më herët, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me armë zjarri në afërsi të Ujmanit dhe se janë kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje.

Zhvillimet e ditës së sotme kanë ardhur si pasojë e arrestimit në Jarinje të Dejan Pantiçit.