Sekretari i përgjithshëm i EEAS në Kosovë, bisedon me liderët për çështjen e sigurisë

Sekretari i përgjithshëm i EEAS, Charles Fries, ka ardhur në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët institucionalë të vendit për të diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, në rrjetin social Twitter.
Ai tha se diskutuan për agjendën e sigurisë evropiane.
“Me kënaqësi e mirëpres zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë”, ka shkruar Szunyog.
Glad to welcome the🇪🇺 @eu_eeas DSG Charles Fries for his visit in 🇽🇰#Kosovo. Discussed the political developments, security issues &🇽🇰 European security agenda. During this visit he will meet Kosovo institutional leaders & CSOs.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 30, 2023