Scholz: Refugjatët ukrainas sfidë e madhe për Gjermaninë

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, 187,428 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani.

Ndërkaq, kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se Gjermania po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të ukrainasve që kërkojnë strehim në vend, shkruan BBC.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se po ndihmon ukrainasit që të mos kërkojnë viza për të hyrë në Gjermani dhe se ata kanë akses në kujdesin shëndetësor dhe arsimin duke përfshirë kurset e gjuhës dhe integrimit.

Shumica e refugjatëve ukrainas në Gjermani, janë gra fëmijë dhe të moshuar.

Trenat që vijnë nga lindja në stacionin qendror hekurudhor të Berlinit transportojnë mijëra ukrainas çdo ditë  burra, gra dhe fëmijë që ikin nga pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin.

Pavarësisht nga numri i njerëzve që ikin nga lufta, shumë prej tyre po gjejnë familjarë që kujdesen për ta.