Samiti i BE, Vuçiç dërgon në Tiranë kryeministren Brnabiç, e pret Rama

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga Edi Rama para Kryeministrisë, ku pati edhe një shtrëngim duarsh. Vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në Samit. Ai ndodhet në Kinë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.