Sami Lushtaku e shpall fitoren në Skenderaj ia dedikon Thaçit dhe Veselit

Sami Lushtaku, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Kryetari i degës se Partisë Demokratike në Skenderaj, Sami Lushtaku ka shpallur fitoren e kësaj partie në këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar kandidatin e kësaj partie, Fadil Nurën.

Këtë fitore ai i ka dedikuar ish-presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit, Kadri Veselit.

“Urime fitorja Skenderaj. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore! Ketë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

Nga afër 28% të votave të numëruara deri tani në Skenderaj, Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës është i pari me 58,99%, kurse i dyti kandidati i pavarur, Bekim Jashari me 37.80%.