Rusia vazhdon përpjekjet për pushtimin e Kievit

Edhe një natë në izolim për banorët e Kievit pasi trupat ruse gjenden në afërsi të kryeqytetit dhe raportohet se luftimet janë duke vazhduar.

Liderët ukrainas kanë deklaruar se ata kanë arritur që të zmbrapsin sulmet ruse dhe se do të vazhdojnë të luftojnë duke kërkuar ndihmë më të madhe nga bota raporton AP.

“Lufta e vërtetë për Kievin është në progres. Ne do të fitojmë” ka thënë  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, në një video mesazh ku ka akuzuar Rusinë se po godet infrastrukturën dhe civilët. 

Qendra e Kievit duke e qetë këtë të shtunë ndonëse dëgjohen të shtëna sporadike. 

Dhe luftimet në afërsi të Kievit sugjerojnë se trupat ruse kanë ndryshuar taktikat e tyre duke u organizuar në njësi më të vogla të cilat kanë për qëllim hapjen e rrugës për forcat kryesore.

Forcat ruse gjenden 30 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës.

Kryetari i Bashkësisë së Kievit, Vitali Klitschko ka vendosur orën policore duke kërkuar nga civilët që të mos dalin në rrugë nga ora 5 deri në orën 8 të mëngjesit.

Ukraina është duke hasur probleme me disa grupe të cilët janë fshehur në Kiev dhe po tentojnë sabotimin e luftës.

Ata janë duke punuar për interesat ruse.

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar disa prej tyre.

Ndryshe Rusia pretendon se sulmi ndaj Ukrainës ka për qëllim vetëm caqet ushtarak dhe jo shkollat, shtëpitë dhe urat.

Mirëpo këto pretendime nuk janë të vërteta ngase në bazë të dëshmive është goditur edhe infrastruktra e civilëve.

Ministri i Shëndetësisë Ukrainës ka bërë të ditur se të shtunën janë vrarë 198 persona dhe në mesin e të vrarëve janë tre fëmijëve dhe 1 mijë të tjerë janë plagosur. /Shqip.com