Rusia shkeli marrëveshjen e armëpushimit me Ukrainën

Rusia ka akuzoi “nacionalistët” ukrainas për thyerjen e armëpushimit që supozohej të fillonte në Mariupol dhe Volnovakha në orën 07:00.

Ndërsa, ministria e jashtme e Ukrainës ia ka hedhur sërish fajin Rusisë, raporton CCN.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”.

“Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, dërgimin e ilaçeve [dhe] ushqimit”, shkroi ministria e jashtme në Twitter./SHQIP.com