“Rusia po kalon në sulme më të drejtpërdrejta ndaj qyteteve të Ukrainës” – flet zyrtari i NATO-s

Rusia do të marrë një qasje më të drejtpërdrejtë në përpjekjet e saj për të kapur qytetet ukrainase – pasi planet për të rrethuar objektiva si Kievi janë frustuese, sipas një zyrtari ushtarak të NATO-s, shkruan CNN.

“Ne po shohim një ndryshim në strategji nga pala ruse. Ata janë më pak të përqendruar në rrethimin e qyteteve, më të përqendruar në përpjekjet për të hyrë,” tha zyrtari i paidentifikuar për CNN.

“Bombardimet më të rënda janë një efekt anësor i atij ndryshimi,” tha zyrtari.

Përparimi i ngadalshëm i Rusisë dhe humbjet e rënda të pësuar në ditët e para të pushtimit të saj kanë detyruar ndryshimin, tha zyrtari, me forcat ruse tani të penguara nga çështjet logjistike ndërsa përpiqen të shtyjnë më tej në Ukrainë.

Ai shtoi se “është i gjithë zinxhiri logjistik që disi nuk po funksionon si duhet. Ajo që kemi parë është një strategji vërtet e dobët, e kombinuar me përgatitjen e keqe dhe rënien e moralit. Ata nuk kanë ushqim, u mungon karburanti dhe gjithashtu pjesë këmbimi”.

Ndërsa një rezistencë e vendosur ukrainase është kryesisht përgjegjëse për pengimin e përparimit rus, zyrtari i NATO-s paralajmëroi se situata në terren mund të ndryshojë me shpejtësi dhe se “pritjet” duhet të “menaxhohen”.

Ukrainasit do të lodhen ndërsa Rusia ka ende rezerva të reja, paralajmëroi zyrtari. “Rusia ende mund të përshkallëzohet më tej”, potencoi ai.

Zyrtari shtoi gjithashtu se ka ende një shans që ushtria bjelloruse të bashkohet me ofensivën.