Rusia: 771 ushtarë ukrainas nga Azovstal u dorëzuan në 24 orët e fundit

REUTERS/Alexander Ermochenko

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të enjten se 771 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 1,730 që nga e hëna.

Ministria tha se 80 prej tyre u plagosën dhe të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor po marrin trajtim në spitalet në Novoazovsk dhe Donetsk, shkruan CNN.

Pala ukrainase nuk ka dhënë një përditësim për numrin e atyre që janë larguar nga Azovstal dhe as për statusin e negociatave për shkëmbimin e tyre me të burgosurit rusë.

Të mërkurën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rreth 1000 ushtarë ukrainas ishin dorëzuar , që do të thotë se totali i ri i së enjtes shënon një rritje të konsiderueshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se procesi i negociatave për evakuimin e ushtarëve të fundit nga uzina e çelikut Azovstal vazhdon me Rusinë./Shqip.com