“Rreth 422 mijë njerëz ikën nga Ukraina”

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se po merr raporte për njerëzit që po bllokohen të hyjnë në trena në Ukrainë, shkruan CNN.

Teksa, një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po shqyrton këtë raport dhe se 422 mijë njerëz ishin larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

UNHCR “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë”, shtoi zëdhënësja.

Kurse, më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas organit të OKB-së.