Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar nis 15 hetime në kanalin e lajmeve RT
Publikuar:
(28.02.2022 19:05:05)
Mes thirrjeve që Mbretëria e Bashkuar të ndjekë BE-në dhe të ndalojë kanalin e lajmeve RT të mbështetur nga Kremlini, rregullatori i medias Ofcom thotë se ka nisur 15 hetime mbi paanshmërinë e programeve të lajmeve të kanalit .
Ofcom tha se kishte parë një “rritje të konsiderueshme” në numrin e programeve në RT që kërkonin hetim.
Ai tha se hetimet do të “përshpejtoheshin” duke pasur parasysh “ashpërsinë dhe urgjencën” e situatës, shkruan BBC.
Megjithatë, Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ka paralajmëruar se BBC rrezikon të ndalohet në Rusi nëse Britania e Madhe ndërmerr masa kundër RT.