Rikthehen tensionet në Kuvend

Tensionet janë rikthyer përsëri në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e VV-së e kanë bllokuar pjesën e foltores duke mos lejuar deputetët e PDK-së që të kenë qasje në pjesën deri të kryekuvendari Glauk Konjufca.
Ndërkohë, janë hedhur gjësende në drejtim të Kurtit.
Po ashtu, janë përplasur fizikisht deputeti i VV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.
Gjithashtu, shihet se Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, është acaruar me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, të cilët kanë qenë shumë afër eksalimit në përplasje fizike.
Megjithatë kanë ndërhyrë deputetët e tjerë të Kuvendit për t’i ndalur, derisa deputeti Thaçi shihet i nervozuar teksa tenton të gjej ndonjë shteg për të arritur deri tek deputeti Hajdar Beqa. Megjithatë gjendja është qetësuar pas pak çastesh.
Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca ka paralajmëruar se secili deputetë që do të ushtrojë dhunë në Kuvend do të largohet nga salla plenare.