Rezultati i EXIT POLL-it në Gjakovë
Publikuar:
(17.10.2021 19:13:39)
Bazuar në EXIT POLL-in të prezantuar, në Klan Kosova Mimoza Kusari-Lila është e para në Gjakovë me 41.70%, ndërsa Ardian Gjini i AAK-së me 39.10 përqind është i dyti me 39.10 për qind dhe do shkojnë në balotazh.

Kurse, sipas EXIT Poll-it të Albanian Post, Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës.
Sipas këtij EXIT POLL-i, Ardian Gjini e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9%, ndërsa e dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1%.

Ndërsa, sipas EXIT POLL-it të publikuar në RTV Dukagjini, Ardian Gjini është duke prirë para Mimoza Kusari-Lila.
Gjini, sipas këtij EXIT POLLI, është i pari me 48 për qind, ndërsa Kusari-Lila është e dyta me 34.10 për qind.
