Rezultat i ngushtë midis LDK-së e LVV-së në Podujevë, ankohet kandidati i Nismës
Bazuar në rezultatin e 40 për qind të votave të numëruara në komunën e Podujevës deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një garë e ngushtë po zhvillohet midis kandidatëve të LDK-së, Ekrem Hysenit dhe Shpejtim Bulliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Shqip.com.
Rreth 50 vota është diferenca midis këtyre dy kandidatëve për kryetar të kësaj komune.
Me gjithsej gjashtë mijë e 472 vota, Hyseni është renditur i pari në listë, duke arritur deri më tani 44.51 për qind të votave.
Ndërkaq, Bulliqi i LVV-së, deri më tani dihet se ka marrë gjashtë mijë e 427 vota apo 44.20 për qind të votave.
Në vendin e tretë renditet Floretë Zejnullahu nga Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej 910 vota të arritura, duke lënë në vendin e katër Besnik Tahirin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me vetëm 553 vota.
I fundit në listë është renditur kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani me vetëm 80 vota apo 0.55 për qind të votave.
Për këtë rezultat është ankuar vetë Hasani. Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se nuk pajtohet me këtë rezultat dhe se do të kërkoj rinumërim të votave. /Shqip.com