Reuters: SHBA dhe aleatët kërkojnë të dëbojnë Rusinë nga G20
SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë mundësinë për të përjashtuar Rusinë nga G20.
Sipas Reuters Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë në grup dhe se ata morën një “përgjigje pozitive”.
G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin.
Një shtytje e tillë do t’i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi.
Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.
Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit – diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar.
Kur u pyet për këtë të martën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha:
“Ne besojmë se nuk mund të jetë biznes si zakonisht për Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar.”
Rusia gjithashtu ka qenë pjesë e G7 – e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000 – për të akomoduar, por ajo u përjashtua pasi aneksoi Krimenë në 2014./Shqip.com