Reaktori nuklear në Kharkiv është goditur

Mediat ukrainase raportojnë se reaktori nuklear në Kharkiv është goditur nga një predhë ruse.

Gazeta The Kyiv Indepedent deklaron se për shkak të granatimeve autoritetet nuk kanë arritur që të kenë qasje në vendin e ngjarjes.

Rusia është duke u kritikuar për goditjen e reaktorëve nuklearë  në Ukrainë pasi ngjarje të tilla kishte pasur edhe në qytete e tjera të Ukrainës.  Observatorët në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen se goditja e reaktorëve nuklearë mund të shkaktojë ndonjë fatkeqësi me përmasa të mëdha ekologjike duke u përhapur kështu edhe në Evropë. /Shqip.com