Reagon Estonia: Jemi të gatshëm të mbrojmë territorin e NATO-s
Publikuar:
(15.11.2022 20:51:21)

Qeveria e Estonisë ka reaguar pas lajmeve të fundit për raketat ruse që thuhet se e kanë goditur shtetin e Polonisë, të martën në mbrëmje.
Si pasojë e raketave ruse, raportohet për dy të vdekur.
Tutje, në reagimin e Qeverisë së Estonisë thuhet se NATO është duke zhvilluar konsultime të ngushta pas ngjarjeve të fundit.
“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, thuhet në reagimin e qeverisë estoneze.
Estonia thekson se mbeten në solidaritet të plotë me aleatin e ngushtë të NATO-s, Poloninë.