Raportohet për numër të madh të plagosurve në qytetin e Mariupolit

Qyteti i Mariupolit vazhdon të bombardohet nga forcat ruse. Zyrtarët ukrainas të cilët menaxhojnë me qytetin i kanë deklaruar mediumit ndërkombëtar BBC se shkaku i bombardimeve ata nuk janë duke arritur që t’u ndalin në ndihmë të plagosurve.

“Nuk po kemi mundësi që t’i tërheqim të plagosurit nga rruga dhe nga ndërtesat ngase bombardimet nuk janë duke u ndaluar”, kanë thënë ata.

Kurse Ministria e Mbrojtjes së Rusisë u ka bërë thirrje banorëve që të largohen nga qyteti në të ashtuquajturin “korridori i gjelbërt”.

Rebelët pro-rusë kanë deklaruar se ata do të sulmojnë qytetin derisa forcat ukrainase të dorëzohen.

Ndryshe Rusia është duke zhvilluar një fushatë agresioni ndaj Ukrainës ngase dëshiron rrëzimin e Qeverisë të cilin e konsideron se në përbërje ka elementë terroristë të cilët janë duke bërë plane për shfarosjen e rusëve në këtë shtet.

Liderët nga e gjithë bota janë duke dënuar këtë fushatë të agresionit./Shqip.com