Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Nasim Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ti thotë disa fjalë për Nasim Haradinaj.
‘’Do i them pak fjalë për Nasimin. Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit’’ ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinaj gjyshi i tij ka qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri.

‘’Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë’’ ka shkruar më tutje Haradinaj.

Pos për gjyshin e tij Haradinaj ka shkruar edhe disa fjalë për babain e Nasim Haradinaj.

‘’Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet’’ ka thënë Haradianaj.

Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com