Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt, aq më shumë lëndohet Kosova
Publikuar:
(29.05.2023 22:07:53)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës.
Për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it, Rama ka thënë se përgjegjësi direkte mbajnë dhunuesit e tyre të verbër.
Më tutje, Rama ka thënë se ky është një konflikt i nevojshëm, duke shtuar cilësuar si të panevojshëm përmes secilës lëndohet Kosova.
”Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova” ka shkruar Rama në Twitter.