Rama-Kurtit: Dil nga guaca e vetizolimit, mos e humb veriun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se sa më gjatë të mbahen policët e kidnapuar të Kosovës në Serbi, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet “tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”.
Tutje, Rama shtoi se kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes dy vendeve nëse ata nuk lirohen.
“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës”, ka shkruar Rama në Twitter.
“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, ka vazhduar ai.