Rama kritikon Brukselin: Fqinjëve tanë në BE u jepni 4500 € për frymë, ndërsa Rajonit 138 €. Dëshmi e frikshme e ndarjes klasore!

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga adresimi i kritikave drejt Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës në punimet e Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama tha se BE ndan në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro për frymë gjë që pengon procesin. Ndërsa vendet e BE marrin 4500 euro për frymë.
“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.
Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.