Rama: Kosova u lirua, ajo nuk do të jetë kurrë nën ligjet e Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova nuk do të jetë kurrë në ligjet e Beogradit.

Kjo deklaratë e Ramës erdhi pasi Serbia ka bërë kërkesë ndaj NATO-s që të dërgoj trupa të ushtrisë së saj në veri të Kosovës.

“Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”, tha Rama, raporton Abcneës.al.

Lidhur me situatën në mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se është i nevojshëm dialogu.

“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”..

Edi Rama ka potencuar se vendi që ai udhëheqë do të jenë gjithmonë krah Kosovës lidhur me të drejtën e saj që të qeverisë nga autoritetet e veta.