Rama fiton Prishtinë, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post

Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Ndryshe nga rezultati i 17 tetorit ku ishte një përqindje e dukshme më e lartë e votave në favor të Arben Vitisë – kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, EXITPOLL-i i Albanian Post-it për këtë komunë në zgjedhjet e 14 nëntorit, tregon rezultate tjera.

Ndonëse një rezultat i ngushtë i kësaj gare, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës është renditur i pari në anketimet e këtyre zgjedhjeve.

Rezultati i këtij EXIT POLL-i tregon se Rama ka arritur të fitojë 50.98 për qind të votave, duke lënë të dytin në garë Arben Vitinë me 49.02 për qind të votave.

EXIT POLL-i i AP-së në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve e kanë renditur Vitinë në vendin e parë me 44.5 për qind në këtë komunë.

I dyti ishte kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, ishte Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës me gjithsej 20.9 për qind.