Rakiq shpall fitoren e Listës Serbe në 10 komuna

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Kandidatët e Listës Serbe kanë fituar zgjedhjet lokale në Kosovë në 10 komuna me shumicë serbe, transmeton Shqip.com.

Kështu bëri të ditur gjatë mbrëmjes të së dielës kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas rezultateve të para nga këto zgjedhje lokale,

Kështu bëri të ditur gjatë mbrëmjes të së dielës kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas rezultateve të para nga këto zgjedhje lokale, derisa iu referua komunave të cilat janë të populluara me shumicë serbe.

Bëhet fjalë për Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun, Ranillukun, Graçanicën, Shtërpcën, Kllokotin, Parteshin, e Novobërdën.

“Me gjithë presionin ndaj njerëzve tanë, ne treguam forcë, unitet dhe harmoni në zgjedhjet e sotme”, tha ai në ​​një konferencë për shtyp.

Ai madje ka falënderuar popullin serb për daljen në zgjedhje, për çka tha se është shënuar një pjesëmarrje rekord, duke iu përgjigjur ftesës së Listës Serbe dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të tregojnë “unitet dhe harmoni në zgjedhjet e sotme”.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë ditës, përqindja më e madhe e qytetarëve që kanë dalë për të ushtruar të drejtën e votës, është shënuar në komunat me shumicë serbe. /Shqip.com