Qytetari në Gjilan ankohet se dikush ka votuar në emër të tij

Ndonëse procesi zgjedhor në Kosovë sipas monitoruesve të zgjedhjeve është duke u zhvilluar në rregull, një parregullësi është raportuar nga një qytetar i Gjilanit.

Ai është ankuar se dikush ka votuar në emër te tij, ndërsa ka thënë se është detyruar të votojë me kusht.

Në lidhje direkte të T7, qytetari ka pyetur se ku të drejtohet tani për të shprehur pakënaqësinë e tij.

“Po kam votuar, e kam një ankesë, kishte votuar dikush në emrin tim e mua ma bën votën me kusht. Ku me u drejtu tash? Quhem Riza Zeneli. Kishte votuar dikush në emrin tim, më tha ti mundesh me votu me kusht, tash kujt me iu drejtu unë? Nuk e di a numërohet ajo votë a nuk numërohet”, ka thënë ai.

Kutitë e votimit në 38 komuna të Kosovës ku po zhvillohen zgjedhjet, janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllën 12 orë më pas; pra ora 19:00.