Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, një milion refugjatë kanë kaluar në Poloni
Publikuar:
(06.03.2022 23:55:25)
Më shumë se një milion refugjatë kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thonë rojet kufitare polake.
“Sot në orën 20:00 (1900 GMT) numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore,” tha shërbimi i rojës kufitare në Twitter.
Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), raporton BBC.
Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.