Putin: Sulmi do përfundojë kur të plotësohen kërkesat e Moskës

Vladimir Putin i ka thënë Presidentit turk Erdogan në një bisedë telefonike se Rusia do të ndalojë operacionin ushtarak në Ukrainë nëse Ukraina ndalon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohet, ka thënë Kremlini.

Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon se, pa asnjë provë, është i nevojshëm për të “denazifikuar” vendin, raporton BBC.

Udhëheqësi rus përsëriti se sulmi po shkon sipas planit dhe sipas orarit.

Ai ka bërë komente të ngjashme ditëve të fundit, mes pohimeve nga analistë perëndimorë të mbrojtjes se fushata ushtarake ruse po shkonte jo mirë sa pritej.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive.

Zyra e Erdogan tha se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent.