Putin i bën thirrje Ukrainës: Mbrojtësit e Azovstal duhet të dorëzohen

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj që mbeten në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit, Azovstal, të hedhin armët dhe të dorëzohen.

Sipas Kremlinit ai i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, raporton BBC.

Putin tha se forcat ruse janë gati të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë, sipas zyrtarëve të Moskës.

Sipas luftëtarëve ukrainas rreth 200 civilë janë ende të bllokuar brenda punimeve të çelikut nën sulmet e intensifikuara ruse, diçka që Kremlini e mohon.

Kurse, gjatë javëve të fundit, Rusia ka rinisur kampanjën e saj në pjesën lindore të Ukrainës.

Përndryshe, lufta është në ditën e 71-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com