Pushtimi i Rusisë ka ngecur, sipas kancelarit gjerman

Olaf Scholz

Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme të rënda të qyteteve dhe qytezave.

Një gjë të tillë e ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, shkruan BBC.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u ka thënë ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se udhëheqësit rus “duhet të dëgjojë të vërtetën”, të ndalojë luftimet dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

Lufta, ka thënë Scholz, se nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, “por edhe të ardhmen e Rusisë”.

Duke paralajmëruar Moskën për dënime të mëtejshme, ai thotë: “Ne po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por masat nuk duhet t’i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqja ruse”.

Ai thotë se ukrainasit mund të “mbështeten në Gjermani” dhe se “refugjatët janë të mirëpritur me ne”.

Forcat ukrainase janë përpjekur të  rifitojnë territorin  në ditët e fundit dhe ata kanë marrë kontrollin e  Makariv , një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, sipas raportimeve./Shqip.com