Profesori universitar kritikon policët e kidnapuar, me pas e fshinë postimin

Profesori universitar, Durim Abdullahu, ka bërë një koment në rrjetin social Facebook lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë.

Abdullahu thotë se, me tu liruar, këta tre policë duhen marrë në përgjegjësi për moskryerje të detyrës dhe të përjashtohen nga Policia e Kosovës, ku me pas e ka fshirë postimin.

Postimi i plotë:

Policët kufitarë duhet të jenë të gatshëm për situata kufitare! Shteti i Kosovës duhet të angazhohet maksimalisht për lirim e tyre. Por, me tu liruar, këta tre policë duhen marrë në përgjegjësi për moskryerje të detyrës dhe të përjashtohen nga Policia e Kosovës. Çdo pjesëtar i institucioneve të sigurisë, trajnohet për përdorim armësh dhe aftësohet në nivel taktik për detyrat e tij, që në raste mund të jenë fatale me jetë. Këta të tre, po duken që nga mosha kanë qenë të rritur në kohën e luftës, e nëse atëherë nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, nuk do të duhej të pranoheshin në asnjë institucion të sigurisë. Të armatosur edhe me armë të gjata, por që përfundojnë ‘të kidnapuar’?!