Presidentja e Kosovës: Sot votohet për kualitetin e jetës sonë
Publikuar:
(17.10.2021 11:26:35)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi e kreu të drejtën e saj për të votuar, tha se “sot qytetarët votojnë për kualitetin e tyre”.
“Sot përcaktohet se kush do të jetë udhëheqësia lokale për katër vitet e ardhshme”.
Osmani ftoi qytetarë që në numër sa më të madh të marrin pjesë në zgjedhje.
Ajo uroi që zgjedhjet lokale të kalojnë pa incident.
Por, pos kësaj – e para e vendit kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID.