Presidenti izraelit: Shtet palestinez? Së pari duam garanci për sigurinë
Publikuar:
(18.01.2024 13:08:12)

“Ne duam të dialogojmë me palestinezët, por përpara se të trajtojmë çështjen e dy shteteve, duhet të trajtojmë një çështje tjetër themelore: cilat janë garancitë për sigurinë e Izraelit?”. Presidenti izraelit Isaac Herzog tha këtë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shpjeguar se Izraeli e konsideron luftën në Gaza një luftë për mbijetesën e tij. “Terrorizmi është pengesa më e madhe për paqen. Unë nuk e kthej shpinën përballë tragjedisë njerëzore në Gaza. Është e dhimbshme të shohësh që fqinjët tanë po vuajnë kaq shumë, por ne kemi të drejtë të mbrohemi”.