Presidenti i Ukrainës: Rusia kërkon të kontrollojë termocentralin bërthamor të Çernobilit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në Twitter për qëllimet e Rusisë.

Ai ka shkruar se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin Çernobilin (Centralin Bërthamor9). Ushtarët tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ministria e Jashtme e Ukrainës mbështeti Zelensky-in, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe ekologjike në Çernobil. Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”.