Presidenti francez Macron foli ndaras me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën.

Sipas Pallatit Élysée, telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, raporton CNN.

Macron tha se ka bërë presion për “nevojen për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.