Policia ukrainase rifillon detyrat në periferi të Kievit

Photo by ARIS MESSINIS/AFP via Getty Images

Në një tjetër shenjë të mundshme se forcat ukrainase të sigurisë po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit të Kievit është se policia kombëtare ka rifilluar punën në periferinë e Irpin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia ukrainase, shkruan CNN.

Ihor Klymenko, kreu i Policisë Kombëtare të Ukrainës, tha të mërkurën në Facebook se “policia rifillon punën në Irpin! Ushtarët e regjimentit të policisë speciale në rajonin e Kievit janë gati të kryejnë funksionet e tyre policore në këtë qytet.”

“Zona po pastrohet nga diversantët, por detyra kryesore tani është të ndihmojmë civilët dhe të evakuojmë ata që janë ende në Irpin,” shtoi Klymenko.

Irpin është në veriperëndim të Kievit dhe ka parë javë të tëra luftimesh të ashpra dhe granatime të rënda.

“Forcat speciale punojnë ngushtë me njësitë ushtarake ukrainase dhe ndihmojnë në rivendosjen e punës së autoriteteve lokale në qytet,” tha ai.

Klymenko shtoi: “Okupatorët rusë vazhdojnë të bombardojnë pa mëshirë Irpin”, një shenjë se ata vazhdojnë të mbajnë territor në veri të periferisë.

Sipas raportimeve forcave ukrainase kanë përparuar në perëndim dhe veri të Kievit.

Kujtojmë që pjesa më e madhe e Irpin ishte pushtuar nga forcat ruse./Shqip.com