Policia jep detaje për veturat e djegura dje në veri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë protestës në vëri të hënën, grupe ekstremisht të dhunshëm, kanë eskaluar duke djegur tërësisht një automjet të PK-së, janë dëmtuar dy automjete të njësisë speciale (shpuar gomat, u është hedhur ngjyrë dhe janë shkruar grafite nacionaliste.
Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë është konsultuar prokurori kujdestar i shtetit për krime të rënda nga i cili kemi marr udhëzimet në lidhje me rastin.
Sipas policisë, bëhet fjalë për tri raste në tri komuna veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
“Zveçan 29.05.2023 –Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë duke filmuar protestën në Zveçan, kur janë kthyer tek automjeti i tyre kanë vërejtur se u është hequr targa nga automjeti dhe me sprej kanë shkruar katër S, dhe në parafango është hedhur ngjyrë”, thuhet në njoftimin e policisë”.
“Leposaviq 29.05.2023 – 14:00. Ankuesit kosovarë kanë raportuar se në automjetet e mediave kanë gjetur të shkruar simbole nacionale serbe katër S, goma të dëmtuara si dhe ngjyrë të kuqe. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
“Zubin Potok 29.05.2023 – 15:30. Është raportuar se në afërsi të qytetit është djegur një automjet që dyshohet se është djegur nga protestuesit që kanë marrë pjesë në Zubin Potok. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.