Policia e Kosovës demanton mediat serbe lidhur me zhvillimet në veri

Policia e Kosovës ka demantuar mediat serbe në të cilat raportohej ku pjesëtarët e PK-së, tek Liqeni i Ujmanit kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetarë serb.
Përmes një komunikate për media nga PK-ja, ka sqaruar situatën se si ka qenë.
“Njëkohësisht përmes këtij njoftimi zyrtar Policia e Kosovës, njofton opinionin publik dhe demanton disa media serbe të cilat i referohen se kinse njësitet speciale të PK-së, te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb dhe kinse kanë marrë objektet në atë lokacion”, thuhet në reagimin e PK-së.
PK-ja ka njoftuar se nuk është ashtu siç është raportuar dhe se ata vetëm kanë legjitimuat një person i cili ka dashur të incizoj me telefon në atë lokacion.
“Policia e Kosovës me njësitet e saja është vendosur në rrugën kryesore që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut, nuk është vendosur në ndonjë objekt të caktuar si dhe nuk ka maltretuar asnjë person apo punonjës, siç është publikuar në media, por vetëm ka legjitimuar një person i cili ka qenë duke kryer incizime me telefon në atë lokacion, i cili pas legjitimit ka vazhduar pa asnjë problem”.
Në të njëjtin lokacion, sipas Policisë së Kosovës, grupet kriminale kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policor.
“Pikërisht në këtë lokacion mbrëmë grupet kriminale në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore që kanë qenë në detyrë zyrtare, e të cilat në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale”.
Krahas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri, edhe patrullat e EULEX-it janë sulmuar nga grupet kriminale.