Policia apelon për respektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kundër Coronavirusit të marra nga qeveria, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.

Policia thotë se në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, është duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik.

Sipas njoftimit, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi.

“Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për zgjedhjet lokale 2021, është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media./SHQIP.com