Peskov: Rusia mbështet Serbinë, të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të respektohen

Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters

Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters

Rusia po mbështet Serbinë në situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se beson se të drejtat dhe interesat e popullatës serbe në veri duhet të respektohen.

“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe absolutisht pa kushte mbështesim Serbinë, ne mbështesim serbët. Ne besojmë se të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës duhet të sigurohen dhe respektohen dhe se nuk duhet të ketë vend për asnjë veprim provokues që kufizon të drejtat e tyre, po monitorojmë me shumë kujdes se si zhvillohet situata dhe jemi të shqetësuar për këtë”, tha Peskov.

Peskov tha gjithashtu se takimet mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, ende nuk janë planifikuar, por se dialogu i vazhdueshëm po zhvillohet përmes kanaleve diplomatike, raporton RIA Novosti.