Personi i dyshimtë telefonon minstrin britanik, pretendon se është kryeministri i Ukrainës

Një telefonues që pretendonte se është kryeministri i Ukrainës, u përpoq të fliste me ministrin e Britanisë së Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace.

“Një mashtrues që pretendon të jetë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal u përpoq të kontaktonte me mua”, ka shkruar ai.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Ai bëri disa pyetje mashtruese dhe pasi u bëra i dyshimtë e ndërpreva telefonatën”, shkroi Wallace në Twitter, pa dhënë detaje të mëtejshme.