Përparimi i Rusisë në Ukrainë ka ngecur
Publikuar:
(16.03.2022 09:11:02)
Rusët po vazhdojnë të sulmojnë Ukrainë, por përparimi i tyre është duke ngecur.
Forcat e Moskës po përpiqen që të ruajnë ritmin e avancimit të tyre në të gjithë Ukrainën, transmeton BBC.
Përmes një postimi në Twitter, zyrtarët e sigurisë thonë se trupat ruse janë duke u munduar të kapërcejnë sfidat e paraqitura nga terreni i Ukrainës, i cili ka kufizuar rrugët dhe autostradat e vendit.
Pasi që forcat ukrainase kanë shkatërruar urat, ka bërë që të pengojnë në përparimin e Rusisë.
‘’Taktika e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrës së Rusisë, duke frustruar përparimin rus dhe duke u shkaktuar humbje të madhe forcave pushtuese’’, thuhet në vlerësim./Shqip.com